Premtime elektorale 2023 Rrahmi Spahiu – Premtime  https://www.youtube.com/watch?v=XTIfRb2L8d4 Infrastrukture  Dibra është bërë kete vit për herë të parë me 24 orë ujë të pijshëm  Infrastrukture  Rruga e Lurës, Bellovës dhe Rabdishtit po shtrohet me asfalt Infrastrukture  Fasadat e qytetit po rinovohen, me qellim zhvillimin e turizmit (Nuk jep shifra konkrete) Infrastrukture  Po shtrohen trotuaret në të gjithë zonën (Nuk specifikon cilat lagje) Arsim Rikonstruksione në Shkolla (Cilat nuk i specifikon) Turizmi Prioriteti do të jetë turizmi Lura, Rabdishtiti, Grama, Kalaja e Dodës, etj (Nuk tregon projektet konkrete) Infrastrukture  Bulevardi i qytetit dhe Lagjia muzeale prioritet për kthimin e tyre në identitet Mbeshtetje sociale Spahiu: Përkrahje e shtresave në nevojë (Nuk sqaron menyren se si) Infrastrukture 4 maj 2023  Në Kamen, brenda 1 viti pune, përmirësuam ndjeshëm infrastrukturën rrugore, kushtet në çerdhe e kopshte, dhe sot me qytetarët ndamë lajmin e mirë se ashtu si Dobrova, edhe #Kameni do të rilindë përmes rikualifikimit urban të pallateve që do të aplikohet edhe në këtë lagje të qytetit. Projekte transformuese për qytetin e fshatrat, na presin në 4 vitet që vijnë! 4 maj 2023  Infrastrukture Takim me banorët në fshatin Rreth Kale të njësisë administrative Muhurr për punët e kryera dhe projektet e së ardhmes! Asfaltimi i rrugës, rikonstruksioni i kanalit vaditës, si dhe ujësjellësi, janë prioritete të zonës për të cilat do të fillojmë shumë shpejt punën në terren. 1 maj 2023 Infrastrukture Në #Luzninë Pas rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare, aktualisht po punojmë për shtrirjen e linjës së ujësjellësit në të gjithë fshatrat e njësisë dhe për asfaltimin e segmentit rrugor nga Ura e Katundit të Ri deri të kryqëzimi i rrugës së Hoteshit me Lishanin e Poshtëm! Shumë më tepër do të bëjmë gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm për Luzninë e për çdo fshat të Dibrës! 29 prill 2023  Infrastrukture Në Burim do të asfaltojmë brenda pak javësh rrugën e lagjes Lekaçe , e po ashtu do të adresojmë problematikën e kanalizimeve. 28 prill 2023 Infrastrukture Kanalizimet do të jenë çështje e adresuar brenda këtij viti në Dovolan! 27 prill 2023 Asfaltimi i rrugës së Brestit të Sipërm, së shpejti do të jetë punë e kryer ! Infrastrukture 27 prill 2023 Në #Limjan e #Vrenjt të njësisë administrative Kastriot, E shumëkërkuar nga banorët, më vjen mirë që ndava me ta edhe lajmin se së shpejti do të nisë puna për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës. Infrastrukture 26 prill 2023 Infrastrukture Jemi në rrugën e duhur për t'i dhënë zgjidhje një herë e mirë problemit të ujit të pijshëm për të gjithë zonën e Maqellarës, e po kështu ndër prioritetet e ngutshme është padiskutim projekti që do të adresojë vaditjen e 500 ha tokave bujqësore në Maqëllarë! 12 prill 2023  Infrastrukture  Në njësinë administrative #Melan , përmes një investimi ndonëse modest, por tepër të domosdoshëm në ujësjellësin e kësaj zone, nga sot banorët e fshatrave Ilnicë, Grevë, Trenë, Melan, Pejkë, Pjeçë, do të kenë 24 orë ujë. 1 shkurt 2023 Infrastrukture Në Lishan të Epër të njësisë administrative Luzni vijojmë punën intensive për rrjetin ujësjellës të këtij fshati dhe fshatrave të tjerë të zonës, si dhe për rehabilitimin e plotë të rrugës. 24 janar 2023 Infrastrukture Në #Maqellarë , gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen për sistemimin dhe rehabilitimin e plotë të trotuareve. 7 janar 2023 Infrastrukture Rehabilitimi i plote i trotuareve ne qytet. Me punimet e ditës së sotme, përfunduam kështu sistemimin e plotë, në të dy anët, të aksit rrugor nga rrethrrotullimi i shkollës "Demir Gashi" deri tek kryqëzimi i shkollës së mesme profesionale "Nazmi Rushiti". Puna do të vazhdojë pa ndërprerje edhe në segmentet e tjera, nëse do të kemi kushtet e favorshme klimatike. 30 dhjetor 2022  Infrastrukture Fasadat e pallateve, rrugët e asfaltuara, rehabilitimi i trotuareve, rikonstruksioni i shkollës(në proçes), i kanë dhënë një pamje krejtësisht të re dhe tjetër gjallëri hyrjes së qytetit! Këtë model të mirë do ta shtrijmë vitin që po vjen edhe në lagjet e tjera të qytetit dhe në fshatra! 24 dhjetor 2022 Arsim  Në progres rikonstruksioni i plotë i shkollës së mesme profesionale "Nazmi Rushiti", bashkë me palestrën dhe ambientet e jashtme sportive, për ta shndërruar brenda pak kohësh në një nga shkollat model të Dibrës! 19 dhjetor 2022 Arsim  Shkolla 9-vjeçare "Irfan Hajrullai", Dobrovë, së shpejti me kushte e standarte bashkëkohore! 23 nentor 2022 Infrastrukture Investimi i rëndësishëm infrastrukturor Arras-Lurë, që po implementohet, do të pasohet nga të tjera investime e ndërhyrje, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në sektorë të tjerë me qëllim lehtësimin, përmirësimin e jetesës së banorëve dhe nxitjen e zhvillimit të potencialit që ofron Arrasi. 7 nentor 2022 Shendetesi  Spitali Rajonal Dibër së shpejti me pamje krejtësisht të re! Me iniciativën e drejtorisë së këtij institucioni dhe me mbështetjen e donatorëve po mundësohet riveshja me sistem kapot e fasadës së spitalit, metodë tepër efiçente për ngrohjen dhe kursimin e energjisë elektrike! 29 tetor 2022 Infrastrukture Peshkopi - UJI 24 ORË tanimë realitet në çezmat e dibranëve. https://www.facebook.com/bballuku/videos/486067593473512 20 tetor 2022 Furnizimi me ujë të pijshëm, asfaltimi i rrugës së lagjes #Miravec , sistemimi dhe rikualifikimi urban i qendrës së fshatit, janë çështje që do të adresohen në buxhetin e vitit 2023 të Bashkisë Dibër dhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare. 19 tetor 2022 Infrastrukture Lagjia e Vjetër në Peshkopi do të kthehet në identitet me përfundimin e punës së nisur nga Bashkia Dibër për sistemimin dhe rehabilitimin e plotë të rrugës! 13 tetor 2022 Infrastrukture Në #Peshkopi nisëm punën për rehabilitimin e plotë dhe riveshjen me asfalt në segmentet rrugore: Unaza e Vogël (lagjia Stojke). Rruga e Parkut (lagjia Treg). Rruga e Spitalit. Rruga e Gjykatës. Rruga e Muzeut. Rruga tek ISH-NBSH. Brenda pak ditësh, këto akse të amortizuara deri më sot, nuk do të jenë më shqetësim për lëvizjen e automjeteve dhe banorëve! 22 korrik 2022 Infrastrukture