Vau i Dejës

Më datë 11 Prill 2023 një incident i rëndë ka ndodhur para hapjes zyrtare të fushatës. Makina e kreut të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca është hedhur në erë me një sasi tritoli. Ky i fundit është zgjedhur kryetar i PD-së për Vaun e Dejës, pas zgjedhjeve të Rithemelimit, dhe ka qenë në krah të kandidatit Zef Hila për zgjedhjet e ardhshme të 14 Majit. Si pasojë e shpërthimit të makinës ka vetëm dëme materiale. Burime bëjnë me dije se mjeti ka shpërthyer sapo Ndreca ka hipur ne makinë, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Vau i Dejës është një nga bashkitë e pakta ky opozita e përçarë kandidon me dy emra. Nga Rithemelimi kandidon Zef Hila, i cili ka mbajtur dhe mandatin e deputetit, si dhe ka qenë më herët në krye të Bashkisë. Dhe nga ana tjetër kandidon Klomentina Drini, e cila nuk ka marrë as mbështetjen e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, të propozuar në listë nga PD-ja zyrtare