# Infrastrukture
Data | Premtimi | Linku | Screenshot |
12/5/2023 | Aeroporti, Skipista, Stadiumi dhe Poli i Jugut janë projektet tona të mëdha që do të nxisin turizmin e sportit, natyrës dhe aventurës. | [](https://premtime.faktoje.al/uploads/images/gallery/2023-09/EBwimage.png) | |
11/5/2023 | Një Resort Dimëror fantastik së bashku me Skipistën do i shtohen Korçës si një vlerë e jashtëzakonshme për turizmin dhe sportet dimërore. Ndërtimi i tyre në një nga zonat më të bukura malore të Korçës do të jetë një potencial për turizmin rajonal dimëror dhe do të ndikojë në zhvillimin e zonës dhe rritjen e të ardhurave nga ky sektor. | [](https://premtime.faktoje.al/uploads/images/gallery/2023-09/xmRimage.png) | |
10/5/2023 | Kemi projektuar në mandatin e ardhshëm edhe krijimin e një lagjeje të re të teknologjisë, si një mundësi e shkëlqyer banimi për të rinjtë e angazhuar në fushën e teknologjive të informacionit, si edhe shumë projekte të tjera. LAGJJA E RE E TEKNOLOGJISË Një lagje e re fantastike do t’i shtohet Korçës si një mundësi e shtuar për të rinjtë e angazhuar në fushën e teknologjisë me qëllim uljen e kostos së tyre të jetesës. Një prej shtyllave më të forta të programit tonë në mandatin e ardhshëm është pikërisht trajnimi dhe punësimi i të rinjve në fushën e teknologjisë. | [](https://premtime.faktoje.al/uploads/images/gallery/2023-09/M8Iimage.png) | |
10/5/2023 | POLI I JUGUT Prezantimi i një prej projekteve më të rëndësishëm në mandatin tonë të ardhshëm, Poli i Jugut Drenovë-Boboshticë-Qatrom. Një projekt madhor që do të sjellë mundësi zhvillimi në bujqësi, turizëm, ekonomi dhe do ta kthejë Korçën në faktor të rëndësishëm për zhvillimin rajonal. | [](https://premtime.faktoje.al/uploads/images/gallery/2023-09/CoZimage.png) | |
9/5/2023 | **AEROPORTI TURISTIK DHE SPORTIV** Aeroporti Turistik dhe Sportiv i Korçës do të jetë një vlerë e jashtëzakonshme për turizmin në Korçë. Ndërtimi i Aeroportit së shpejti do të jetë një realitet i prekshëm që do t’i japë një shtysë të madhe zhvillimit të turizmit rajonal dhe sporteve të aventurës. | [](https://premtime.faktoje.al/uploads/images/gallery/2023-09/Oe8image.png) | |
7/5/2023 | TERMOIZOLIMI I BANESAVE KOLEKTIVE në Korçë është një projekt tashmë i filluar nga bashkia. Deri tani:  259 FAMILJE janë përfituese të këtij projekti  12 PALLATE kanë përfunduar në 4 lagje të qytetit të Korçës  15 PALLATE të tjera do të fillojnë së shpejti | [](https://premtime.faktoje.al/uploads/images/gallery/2023-09/PIMimage.png) | |
3/5/2023 | TERMOIZOLIMI I PALLATEVE Brenda 4 vitesh do të përfundojmë punën e nisur për termoizolimin e të gjitha banesave kolektive në Korçë. | [](https://premtime.faktoje.al/uploads/images/gallery/2023-09/FCLimage.png) |