Infrastrukture Data Premtimi Linku Screenshot 12/5/2023 Aeroporti, Skipista, Stadiumi dhe Poli i Jugut janë projektet tona të mëdha që do të nxisin turizmin e sportit, natyrës dhe aventurës.     11/5/2023 Një Resort Dimëror fantastik së bashku me Skipistën do i shtohen Korçës si një vlerë e jashtëzakonshme për turizmin dhe sportet dimërore. Ndërtimi i tyre në një nga zonat më të bukura malore të Korçës do të jetë një potencial për turizmin rajonal dimëror dhe do të ndikojë në zhvillimin e zonës dhe rritjen e të ardhurave nga ky sektor. 10/5/2023 Kemi projektuar në mandatin e ardhshëm edhe krijimin e një lagjeje të re të teknologjisë, si një mundësi e shkëlqyer banimi për të rinjtë e angazhuar në fushën e teknologjive të informacionit, si edhe shumë projekte të tjera.  LAGJJA E RE E TEKNOLOGJISË Një lagje e re fantastike do t’i shtohet Korçës si një mundësi e shtuar për të rinjtë e angazhuar në fushën e teknologjisë me qëllim uljen e kostos së tyre të jetesës. Një prej shtyllave më të forta të programit tonë në mandatin e ardhshëm është pikërisht trajnimi dhe punësimi i të rinjve në fushën e teknologjisë. 10/5/2023 POLI I JUGUT Prezantimi i një prej projekteve më të rëndësishëm në mandatin tonë të ardhshëm, Poli i Jugut Drenovë-Boboshticë-Qatrom. Një projekt madhor që do të sjellë mundësi zhvillimi në bujqësi, turizëm, ekonomi dhe do ta kthejë Korçën në faktor të rëndësishëm për zhvillimin rajonal. 9/5/2023 AEROPORTI TURISTIK DHE SPORTIV Aeroporti Turistik dhe Sportiv i Korçës do të jetë një vlerë e jashtëzakonshme për turizmin në Korçë. Ndërtimi i Aeroportit së shpejti do të jetë një realitet i prekshëm që do t’i japë një shtysë të madhe zhvillimit të turizmit rajonal dhe sporteve të aventurës. 7/5/2023 TERMOIZOLIMI I BANESAVE KOLEKTIVE në Korçë është një projekt tashmë i filluar nga bashkia. Deri tani:  259 FAMILJE janë përfituese të këtij projekti  12 PALLATE kanë përfunduar në 4 lagje të qytetit të Korçës  15 PALLATE të tjera do të fillojnë së shpejti 3/5/2023 TERMOIZOLIMI I PALLATEVE Brenda 4 vitesh do të përfundojmë punën e nisur për termoizolimin e të gjitha banesave kolektive në Korçë.