Premtime elektorale 12 maj 2023 Infrastrukture  Aeroporti, Skipista, Stadiumi dhe Poli i Jugut janë projektet tona të mëdha që do të nxisin turizmin e sportit, natyrës dhe aventurës. 11 maj 2023 Zhvillimi rural  VOSKOP Të gjitha fshatrat e Bashkisë Korçë do të jenë në vëmendjen tonë për realizimin e investimeve dhe projekteve madhore. Gjatë një takimi me banorë të fshatit Voskop me të cilët diskutuam për mundësitë që do të krijojmë në mandatin e ardhshëm, ku 90% e fondeve të bashkisë do të rezervohen për projekte dhe investime në zonat rurale. 11 maj 2023 Infrastrukture  Një Resort Dimëror fantastik së bashku me Skipistën do i shtohen Korçës si një vlerë e jashtëzakonshme për turizmin dhe sportet dimërore. Ndërtimi i tyre në një nga zonat më të bukura malore të Korçës do të jetë një potencial për turizmin rajonal dimëror dhe do të ndikojë në zhvillimin e zonës dhe rritjen e të ardhurave nga ky sektor. 10 maj 2023 Infrastrukture dhe teknologji  Kemi projektuar në mandatin e ardhshëm edhe krijimin e një lagjeje të re të teknologjisë, si një mundësi e shkëlqyer banimi për të rinjtë e angazhuar në fushën e teknologjive të informacionit, si edhe shumë projekte të tjera.  LAGJJA E RE E TEKNOLOGJISË Një lagje e re fantastike do t’i shtohet Korçës si një mundësi e shtuar për të rinjtë e angazhuar në fushën e teknologjisë me qëllim uljen e kostos së tyre të jetesës. Një prej shtyllave më të forta të programit tonë në mandatin e ardhshëm është pikërisht trajnimi dhe punësimi i të rinjve në fushën e teknologjisë. 10 maj 2023 Infrastrukture  POLI I JUGUT Prezantimi i një prej projekteve më të rëndësishëm në mandatin tonë të ardhshëm, Poli i Jugut Drenovë-Boboshticë-Qatrom. Një projekt madhor që do të sjellë mundësi zhvillimi në bujqësi, turizëm, ekonomi dhe do ta kthejë Korçën në faktor të rëndësishëm për zhvillimin rajonal. 9 maj 2023 Sport  Korça së shpejti do të ketë një stadium të ri. KORÇARENA është projekti fantastik i realizuar nga studioja daneze CEBRA si një ndërthurje e elementeve të spikatura të traditës korçare me elemente moderne urbane, të cilat në harmoni i shtojnë Korçës një pol të ri, pjesë e Zonës Sportive të qytetit. Infrastrukture  AEROPORTI TURISTIK DHE SPORTIV Aeroporti Turistik dhe Sportiv i Korçës do të jetë një vlerë e jashtëzakonshme për turizmin në Korçë. Ndërtimi i Aeroportit së shpejti do të jetë një realitet i prekshëm që do t’i japë një shtysë të madhe zhvillimit të turizmit rajonal dhe sporteve të aventurës. 7 maj 2023  Infrastrukture  TERMOIZOLIMI I BANESAVE KOLEKTIVE në Korçë është një projekt tashmë i filluar nga bashkia. Deri tani: 259 FAMILJE janë përfituese të këtij projekti 12 PALLATE kanë përfunduar në 4 lagje të qytetit të Korçës 15 PALLATE të tjera do të fillojnë së shpejti 4 maj 2023 Zhvillimi rural  Gjatë një takimi me banorë të fshatit Vinçan diskutuam për mundësitë që do të krijojmë në mandatin e ardhshëm ku 90% e fondeve të bashkisë do të rezervohen për projekte dhe investime në zonat rurale. 3 maj 2023 TERMOIZOLIMI I PALLATEVE Infrastrukture  Brenda 4 vitesh do të përfundojmë punën e nisur për termoizolimin e të gjitha banesave kolektive në Korçë. 27 prill 2023 Zhvillimi rural Në Melçan do të zgjidhet përfundimisht problemi i kanalizimeve të ujërave të ndotura.