Premtime
3 maj 2023
Në Gjorovenin e ndryshuar, me Urën e Re të munguar prej dekadash e cila tashmë po bëhet realitet për të gjithë banorët.

2 maj 2023
Vepra më madhore që ndikon drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, në aksesin e qytetit nga turistët dhe lehtëson ndjeshëm trafikun, parkingu nëntokësor te sheshi “Teodor Muzaka”, hapet për të gjithë banorët e Beratit të mërkurën në
Maj ora 07:00. Parkingu do të testohet dhe deri sa të gjithë të familjarizohen me të, çdo qytetar mund të parkojë aty FALAS.

2 maj 2023
Shumë shpejt Berati do të ketë Parkun e vetë rekreativ. Një super-projekt do të zbatohet te fusha e Stadiumit të Vjetër e cila do të shndërrohet në hapësirën më të bukur për gjithë sportistët dhe banorët.

27 prill 2023
JO, Ura e Bilcës nuk është ëndërr, është FAKT dhe këtu mund të gjeni linkun online për gjithë mosbesuesit.
https://ecepp.ebrd.com/delta/viewNotice.html?displayNoticeId=25846791&fbclid=IwAR2UtcOFCTnLLKD7xZP2i9ma4HOGXZhgIGMLQ0IDuBHTb4OLnrOvtJhOs8I

26 prill 2023
Një lehtësi më shumë për mësuesit e Starovës dhe Veterrikut do të jetë edhe rruga e re Velabisht-Veterrik.

26 prill 2023
Në Mbreshtan pranë liqenit fantastik, aty ku shumë shpejt do të realizohet një super projekt për transformimin e këtij sheshi.

19 prill 2023
Shumë shpejt rruga e Qafë Dardhës do të marrë zgjidhje.

15 prill 2023
Me banorë të fshatit Veterrik. Ku diskutuam për punët që janë bërë për ndërtimin e ujësjellësit të ri, pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës, së shpejti do të fillojë puna për asfaltimin e rrugës.
9 prill 2023
Gjithashtu me lajmin e shumëpritur për asfaltimin e aksit rrugor “VELABISHT-STAROVË-REMANICË-VETERRIK” projekt për të cilin kemi më shumë se 1 vit që punojmë.
6 prill 2023
Në muajin Maj, nis Ura e Bilçës e cila do e kthej atë në lagje të Beratit dhe hap një prespektivë të re zhvillimi për gjithë zonën .
28 mars 2023
Takim me banorët e fshatit “Dushnik” 
Shumë shpejt do të nisim edhe me asfaltimin në qendrën e fshatit dhe rrugët kryesore të lagjeve, kërkesë e banorëve prej 30 vitesh.
6 mars 2023
Fshati “Gjorovenë” do të bëhet me urë, e cila do u lehtësoj jetesën rreth 500 banorëve të fshatit.
Investim i Bashkisë Berat, premtim i mbajtur i kërkesave prej disa dekadash.
17 shkurt 20023
Vazhdojmë punën me fasadat e pallateve në rrugën Antipatrea si dhe shtrimin e rrugës me kalldrëm. I gjithë aksi në përfundim do të ketë dhe dy sheshe të reja të ish-Anxhesia dhe Selamllikut.
15 shkurt 2023
Hapëm një kantier të ri për ndërtimin e urës në fshatin Gjorovenë, urë me plot 12 pilota, gjatësi 54m e cila u shërben rreth 500 banorëve të fshatit. Vështirësimi i jetës së banorëve për shkak të izolimit gjatë muajve të dimrit, tashmë do të zgjidhet përfundimisht. Investim i Bashkisë Berat, premtim i mbajtur i kërkesave të shumta.
14 shkurt 2023
Nisëm pergatitjet e rrugëve “Rilindja”, “Qemal Stafa”, “Shën Valentini” dhe “7Marsi”, në rajonin nr 3, në Uznovë ku do të fillojmë me asfaltimin, kërkesë prej vitesh e banorëve të zonës.