Për të gjithë territorin e Bashkisë ne do të imponojmë një ristrukturim funksional dhe estetik duke u konsultuar edhe me studiot më të mira inxhinierike dhe arkitekturë dhe në konsultim të hapur dhe transparent me gjithë grupet e interesit dhe qytetarët.

Qyteti dhe lagjet e tij do të kenë një unifikim fasadash dhe harmonizim të tyre nën kujdesin dhe ruajtjen e karakteristikës dhe tradicionalitetin e tij duke e parë në këndvështrimin e pamjes së qytetit nga toka dhe ajri.

Kjo punë kolosale do të suportohet nga “Departamenti i Shërbimeve” i cili do të jetë përgjegjëse për pastrimin e gjithë qytetit, riparimin e gjithçkaje në qytet vetëm nëpërmjet punimeve të gurit dhe drurit si dhe patjetër kalldrëmeve tradicionale dhe jo betonizimit.

Qyteti dhe lagjet e saj duhet të trajtohen me dinjitet dhe perspektivë ku çdo ndërhyrje do të kryhet në mënyrë cilësore dhe afatgjatë e jo si është bërë deri më sot, pa përgjegjësinë e marjes së investimeve në dorëzim, punë fasade, pa përgjegjësi, etj.

Nuk do të ketë asnjë centimetër të territorit të Bashkisë që nuk do të preket nga investimet reale, në mirëmbajtje të rrugëve (kalldrëmet etj), trotuareve si dhe krijimit të lulishteve dhe këndeve të lojrave për fëmijët në çdo lagje.

Çdo hapësirë publike e lirë të cdo lagjeje do të transformohet në lulishte dhe kënd lojrash.

Do të rijetëzohen lagjet autoktone të qytetit si një promovim i traditave të lashta Gjirokastrite ku promotor do të jenë historia dhe kultura, duke qënë krah “qafës së pazarit” në atraksionin turistik që qyteti ynë ofron.

Krijimi parkut natyror në kurorën e qytetit (Kërculla, Kodra e Shtufit dhe Viroi) duke investuar në pyllëzimin dhe mirëmbajtjen e gjithë kësaj kurore.