Parqe lojrash për fëmijë si dhe ambiente shlodhëse për pensionistët në çdo lagje të qytetit.

Odeoni (në Bashte) – një super park lojrash (me lojra të lëvizshme) për fëmijët deri në moshën 15 -vjeç së bashku me ambiente shlodhëse për të gjitha moshat.

Rijetëzimi i kinemasë së qytetit.

Rijetëzimi i biblotekës së qytetit nëpërmjet programeve nxitëse dhe konkrete afër nxënësve, studentëve dhe qytetarëve.

Bashkëpunimi me trupat teatrale vendase dhe të huaja për t'i rikthyer artëdashësit pranë teatrit.

Do të punojmë fort për ringritjen e ekipit të luftëtarit, do të jetë prioriteti ynë që ky ekip të shkëlqejë dhe të lartësohet në vendin që i takon.

Akademia e Luftëtarit: për të gjitha grupmoshat (deri në 10-vjeç dhe deri te U17), do të ketë vëmendje të veçantë dhe përkujdesjen e duhur.

Akademia e basketbollit dhe volejbollit për të cilat ne kemi pasë traditë të shquar, fokus i vecantë në të gjitha llojet e sporteve dhe investime për krijimin e ambjenteve të reja sportive në Gjirokastër.

Qendër multisportive për ushtrimin e arteve dhe sporteve të tjera me ambjente moderne ashtu si Gjirokastrës i ka hije.