Skip to main content

Transporti publik

Data Premtimi Linku Screenshot
23/04/2023
Do të punojmë fort që të kemi një transport publik me minibusa bashkëkohorë që të përmbushin standartet e udhëtimit si në dimër ashtu edhe në verë në çdo lagje të Gjirokastrës (disa prej lagjeve të qytetit nuk mbulohen me këtë lloj shërbimi).
Shërbimi urban për pensionistët dhe fëmijët do jëtë falas.
✅ Për transportin në zonat rurale dhe më kryesisht për kategorinë e fëmijëve që studiojnë pranë shkollave të qytetit apo pensionistëve do t’ju përgjysmohet cmimi i biletës për këtë shërbim (pjesa tjetër do të subvencionohet nga Bashkia).
Sipas tipologjisë së zonave, oraret e shërbimit të transportit për zonat rurale do të jenë të shpeshta gjatë mëngjesit dhe gjatë kthimit të nxënësve pas orarit mësimor që është edhe fluksi më i madh duke u shërbyer në kohë të gjithë banorëve.
✅ Linjë për intenerarin Ura e Lumit – Subash-Ura e Lumit me të rreth 3- orare në ditë, kjo nevojë vjen si rezultat i punësimit të individëve pranë bizneseve dhe jo vetëm përgjatë këtij aksi rrugor.
✅ Terminal kombëtar dhe ndërkombëtar autobuzash pranë “Ura e Lumit” për të cilin do të lobohet fortë të realizohet sa më shpejtë.
Është premtuar përpara 4-vitesh dhe “NUL”, i njëjti premtim është bërë përsëri për 4-vjeçarin e ardhshëm.
Terminali do të shërbejë cilësisht, gjithashtu, do të gjenerojë flukse ekonomike për taksitë dhe do të krijojë një ekonomi të re e cila deri më sot nuk ekziston.
✅ Terminal turistësh në pjesën e sipërme të qyetit (parkimi te ish axhensia) për të cilin do të punojmë fort që ta realizojmë sa më shpejtë. Ky investim do të ketë lidhje drejtpërdrejt me projektin madhor që kemi planifikuar mbi “Explore Gjirokastra” për turistët që do të vizitojnë Gjirokastrën dhe kurorën e bukur të saj.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid026TCd2wrr8Vynkm5J6UEXzeUTGu3STKSHz1nA3hKJRGyda4YgxxDG6umDcW1T9iCvl&id=100088058381185&__cft__[0]=AZWZcGozQBOFN-t7QJ2akA5luNeHyCYAMGMLeMUT9bhHnSfC7zTDYvJPa-L3PO97b72rjx0kv0JRzL9ZfAIDLbfgE0mEoc7agx3nStUm5xQuuM-jQqbb2CmwVoRv6gVyd5W8Ib6QdkpWVtiHXZsC22l1MYwbsdKYBmn7rpOD_1HjxviAvJHOD8Gw99snN1IbzoE&__tn__=%2CO%2CP-R


image.png




18/04/2023

✅ Transporti
- Shtimi i linjave të reja për transportin publik brenda qytetit dhe në zonat rurale.
- Mbështetje financiare për rinovimin e flotës së transportit publik në qytet.
- Shërbim falas për pensionistët dhe femijët (subvencionuar nga Bashkia).

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02zrxN219pNKWMGYkAJCPv3ZRRwZaT4cpsba1rtD3GXzwHG9vWGVpqmst5UzUEazckl&id=100088058381185

 

image.png