Skip to main content

Bujqësi

Data Premtimi Linku Screenshot

Krijimi dhe administrimi i sistemit vendor te informacionit dhe keshillimit bujqesor e rural  

image.png


Krijimi dhe administrimi i skemave vendore të granteve për bujqësinë dhe zhvillimin rural.



Tregjet dhe marketingu i produkteve bujqësore dhe ushqimore



Administrimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit.



• Rritja e kapaciteteve të industrisë agro-përpunuese dhe konkurueshmërisë së prodhimeve bujqësore për eksport



Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe mbrojtja e biodiversitetit



Përmirësimi dhe rritja e standardeve të infrastrukturës së ruajtjes dhe tregtimit të tregut të "Fruta-Perimeve" me shumicë dhe pakicë.



Krijimi i tregjeve të gjelbërta sipas zonave administrative.




Disiplinimi i tregtimit të produkteve blegtorale dhe të peshkut.




Promovim i produkteve bujqësore dhe blegtorale nëpërmjet panaireve dhe financim për pjesëmarrje në panairet rajonale dhe kombëtare.



 Krijimi i urave lidhëse midis fermerëve me kompani të vendit dhe të huaja serioze të tregtimit apo përpunimit të produkteve bujqësore në lehtësimin e tregtimit të produkteve të tyre.




Zbatimi i një skeme para-blerje për produktet bujqësore nga fermerët duke i siguruar të ardhura atyre por edhe produkte ushqimore cilësore Bashkisë për t'u përdorur në mensat kolektive/sociale, konvikte që menaxhohen nga ajo dhe për të ndihmuar shtresat në nevojë. 



Përgjysmim i tarifës për ujitjen e tokave bujqësore.




Menaxhim dhe disiplinim i ujitjes dhe kullimit. 



Rritjen e kapaciteteve të mjeteve dhe krijimi i një strukture ndihmëse efikase për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve ujitëse dhe kanaleve kulluese, të transferuar për administrim nga bashkia. 



Mbështetje për rritjen e kapaciteve përpunuese të frutave dhe perimeve.




Mbështetje për marketimin dhe certifikimin e produkteve rajonale,
produktet blegtorale, bimët mjekësore etj, "Made in Albania/Korça”, duke mbështetur fermerët financiarisht për analizimin dhe certifikimin e produkteve të tyre sipas standardeve për të stimuluar eksportin e tyre.




Krijimi i sistemit të informacionit për administrimin dhe përdorimin e
tokës mbështetur në teknologji bashkëkohore. 



Mbështetja për menaxhimin e tokës dhe përmirësimin e saj nëpërmjet projekteve, që fuqizojnë përdorimin e qëndrueshëm të tokave bujqësore si dhe të resurseve të tjera mjedisore.




Kontroll dhe monitorim të territorit (tokës, ujit, ajrit) në funksion të mbrojtjes së mjedisit nga ndotjet për të garantuar produkte bujqësore brenda standardeve të BE.




Plani i mbrojtjes dhe menaxhimit të biodiversitetit.




Organizimi i fermerëve (shoqëri fermerësh) në bazë të fqinjësisë në tokë, me qëllim të konsolidimit të tokës bujqësore



Do të ngrihet dhe fuqizohet një strukturë administrative në organigramën e Bashkisë që emërtohet si Drejtoria e Bujqësisë. 

image.png


Mbështetje për lehtësimin e sigurimit të dokumentacionit dhe
asistencë teknike për dokumentet e pronësisë së tokës. 



Sigurimi dhe shpërndarja e informacionit fermerëve për praktikat më të mira bujqësore.




Promovimi i teknologjive të reja për rritjen e produktivitetit dhe uljen
e kostove.




Garantim të shërbimit të ekstensionit dhe këshillimit nga agronomët dhe veterinerët e Bashkisë.




Nxitje e bashkëpunimit të fermave bujqësore me njësitë agro- përpunues, tregtar inputesh dhe produktesh bujqësore. 



Mbështetja në trajnimin dhe edukimin e fermerëve.




Bashkëpunim për ngritjen e laboratorëve bujqësorë apo vënien në funksion të tyre për të kryer analizat bazë të nevojshme në lidhje me tokën, cilësinë e prodhimit bujqësor etj.




Rishikimi i barrës fiskale për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në fushën e prodhimit, agropërpunimit dhe tregtimit dhe incetiva lehtësuese fiskale për sipërmarrjet e reja nga të rinjtë.




7% e buxhetit të bashkisë do të planifikohet për grante për fermerët
për përmirësimin e teknologjisë së prodhimit. 



8% e buxhetit do të destinohet për dëmet nga fatkeqësitë natyrore
dhe sigurimin e prodhimit. 



Financimin çdo vit të 20-30 bizneseve të reja në fushën e
agroturizmit, artizanatit etj.




Subvencion i blegtorisë për krerë dhe i prodhimit bujqësor për njësi sipërfaqe pavarësisht nga madhësia.




Promovim dhe asistencë teknike në hartim projekte, plan biznese për përthithje të granteve nga projekte të BE dhe donatorë të tjerë.



BASHKIA GJEN TREG vendas/ te huaj per prodhimin agro-kulturor të treves

image.png


BASHKIA IDENTIFIKON te gjithe aktoret vendas ne industrine e lehtë të perpunimit



BASHKIA KRIJON NJË TREG
AGRO-KULTUROR RAJONAL shumice/ pakice per t'i sheryer fermerëve të vegjël dhe prodhimeve te tyre stinore dhe nderstinore. Ne synojmě ta pastrojme segmentin Korce-Pogradec nga tezgat e prodhimeve bujqësore, të cilat
rrezikojne jo vetëm sigurinë fizike të fermerit korçar, por edhe shëndetin e konsumatorit, duke qenë se tregtimi ndodh përtej çdo kriteri sanitaro-higjenik. 



NE DO TË KRIJOJMË NJË TASK FORCE
për të gjitha pikat e mësipërme, e cila do te jete pjese e organikes se Nënkryetarit per Fshatin, Agro-Kulturën dhe Mbrojtjen e Prodhuesit/Konsumatorit