Infrastrukture
Data | Premtimi | Linku | Screenshot |
|
|||
Programi i transformimit urban të Shkodrës.
|
|||
|
|
||
10/5/2023 |
-Ura e Bunes qe lidh Ulqinin me Velipojen -Rruga qe lidh Shiroken me Zogajn -Rruga nepermjet Dukagjinit qe shkon ne Gjakove -Projekti per hyrjen e Shkodres (Porta Hyrese) |
|
|
5/5/2023 |
Radhën tani e ka rruga e Dukagjinit, për t’i dhënë vëmendjen dhe zhvillimin që i takon! |
|
|
5/5/2023 |
Përfundimi i rrugës së re të Velipojës dhe ura mbi Bunë.
Një nga projektet kryesore për ndërlidhjen e Shkodrës edhe me territoret përreth është përfundimi i pjesës së fundit të rrugës nga Qafë Shtiqën në Velipojë Plazh dhe ura e re mbi lumin Bunë në fshatin Pulaj, lidhja e re drejt Ulqinit. Ky projekt ka përfitime të shumëfishta:
- Do të kompletohet rruga Shkodër-Velipojë për një akses të shpejtë mes Shkodrës dhe Velipojës. Së bashku me zgjerimin e rrugës hyrëse për në Shkodër nga Harku i Bërdicës, udhëtimi Shkodër-Velipojë do të jetë më i shpejtë dhe i sigurt.
- Do të përfundohet lidhja mes Velipojës dhe Shëngjinit duke shkurtuar me më shumë se një orë e gjysmë distancën mes tyre.
- Do të ndërtohet rruga lidhëse dhe ura e re mbi Bunë drejt Ulqinit duke shkurtuar më shumë se një orë e gjysmë distancën mes dy plazheve.
|
|
|
4/5/2023 |
projekti Porta e Alpeve.
|
|
|
3/5/2023 |
Projektet strategjike për Shkodrën- Business Park North (BPN) Parku i Biznesit i Veriut.
|
|
|
27/4/2023 |
NË 4 VITET E ARDHSHME NUK DO TË KETË ASNJË RRUGË TË PAASFALTUAR NË QYTETIN SHKODËR!
|
|
|
26/4/2023 |
HYRJA E SHKODRES, PARKU LIGATINOR DHE FUSHAT E SPORTIT
|
https://www.facebook.com/beci.benet/posts/pfbid0JEVhumpZQXizuEkUN14c4dGB8avTxUCE3B2HbdBVH5HfszGYkQzDcvBJt1hnSJbkl?__cft__[0]=AZWO7xCijzTSiyaKpNRwAJMWA92C4yvytKMUAwEy0PwoLsN0DqQ6C10_WRx3crokJwxhbXvXkIBuFBotXtVgdJ0L_zd-a6795Ti-2JLXRr8uRW-fXo0UaHf-yFQVJOh9YxibA4VfQMhXE9OlnjGKDsyoSeUPsvDSOAtqad42DIt5xkdmdJWTWSbYPVogCKn611g&__tn__=%2CO%2CP-R |
|
13/4/2023 |
Me banorët e Rrethinave. Në një komunitet të madh ku problemet e infrastrukturës janë shqetësuese. Shkolla e mesme mungon në këtë zonë, ndërsa uji i pijshëm ka cilësi për t'u përdorur për vaditje, por jo për konsum familjar. Mbeturinat, mungesa e transportit publik ... është e gjatë.
Çfarë mund të bëjë bashkia me burimet e veta për këto shqetësime?
Shumë më tepër sesa sot:
- Mund dhe duhet të kemi një qytet dhe fshatra shumë më të pastër se sa kemi sot.
- Mund dhe duhet të kemi një kontroll më të mirë të territorit dhe të hapësirave publike.
- Mund dhe do të kemi një transport publik që mbulon gjithë qytetin dhe fshatrat më të mëdhenj që të jenë praktikisht pjesë e qytetit.
- Mund dhe do të kemi një rrjet të mbrojtur të korsive të biçikletave.
- Mund dhe do të kemi trotuare të çliruara, të investuara e të mirëmbajtura.
- Mund dhe do të kemi rrugë të fshatrave të investuara e të mirëmbajtura.
- Mund dhe do të kemi shkolla të pastra, të ngrohta, të mirëmbajtura dhe terrene shkollore sportive të përshtatshme.
- Mund dhe do të kemi lagje të pastra, të sigurta e të ndriçuara.
- Mund dhe do të kemi shërbim më cilësor në shërbimin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.
|
|
|
31/3/2023
|
Me banorët e Bahçallëkut, të rinj a të moshuar që ndajnë shqetësimet e tyre për çështje që ndikojnë përditshmërinë. Problemet me trafikun a sinjalistikën në rrugën hyrëse janë të mëdha. Mbikalimi në rrugën kryesore hyrëse për në Shkodër nuk është i përshtatshëm as për të moshuarit, as për fëmijët në karroca apo personat me aftësi të kufizuara. Këto çështje kanë nevojë për zgjidhje të mirëmenduara e përfundimtare, me buxhete të konsiderueshme e bashkëpunim me qeverinë dhe me donatorë.
|
|