Premtime elektorale
11 maj 2023
Me shumë kënaqësi mësova prej tyre se e kanë gati projektin për një fushë të re futbolli, ku edhe FSHF ka marrë përsipër të kontribuojë. Si drejtues i Bashkisë Shkodër, padyshim që do të angazhohem në realizimin e këtij projekti. I përgëzoj shumë për këmbënguljen e uroj shumë që nisma të tilla të shtohen ditë pas dite në qytetin tonë.

10 maj 2023
https://fb.watch/ktKENbqIkY/
-Ura e Bunes qe lidh Ulqinin me Velipojen
-Rruga qe lidh Shiroken me Zogajn
-Rruga nepermjet Dukagjinit qe shkon ne Gjakove
-Projekti per hyrjen e Shkodres (Porta Hyrese)
9 maj 2023
Unë kam në programin tim ndërtimin e dy muzeve të rinj, atë të lundrimit dhe të biodiversitetit të liqenit, si dhe restaurimin e dy muzeve të tjerë.

7 maj 2023
Me banorë të Ndocajt e Dudasit. I falenderoj nga zemra të gjithë të pranishmit. Dua t’i siguroj se i di shumë mirë shqetësimet e tyre për mbeturinat, mungesën e këndeve sportive e kabineteve në shkollën ku mësojnë fëmijët e tyre, edhe të një hapësire të përshtatshme për të moshuarit, edhe të sigurisë në kalimin e unazës perëndimore.

7 maj 2023
Parkut të Biznesit të Veriut, që është pjesë e programit tim.

6 maj 2023
Në Zdrale. Kjo zonë tradicionale e tregtisë ka nevojë të trajtohet në respekt të plotë të thuajse 300 familjeve që mbahen me punën që kryejnë këtu e shumë banorëve të Shkodrës që bëjnë këtu blerjet e tyre. Detyrimi i Bashkisë është që jo vetëm t’u krijojë kushte dinjitoze pune e blerjeje, por edhe edhe t’u përgjigjet me seriozitet kërkesave që ata kanë.

5 maj 2023
Radhën tani e ka rruga e Dukagjinit, për t’i dhënë vëmendjen dhe zhvillimin që i takon!

5 maj 2023
Përfundimi i rrugës së re të Velipojës dhe ura mbi Bunë.
Një nga projektet kryesore për ndërlidhjen e Shkodrës edhe me territoret përreth është përfundimi i pjesës së fundit të rrugës nga Qafë Shtiqën në Velipojë Plazh dhe ura e re mbi lumin Bunë në fshatin Pulaj, lidhja e re drejt Ulqinit. Ky projekt ka përfitime të shumëfishta:
- Do të kompletohet rruga Shkodër-Velipojë për një akses të shpejtë mes Shkodrës dhe Velipojës. Së bashku me zgjerimin e rrugës hyrëse për në Shkodër nga Harku i Bërdicës, udhëtimi Shkodër-Velipojë do të jetë më i shpejtë dhe i sigurt.
- Do të përfundohet lidhja mes Velipojës dhe Shëngjinit duke shkurtuar me më shumë se një orë e gjysmë distancën mes tyre.
- Do të ndërtohet rruga lidhëse dhe ura e re mbi Bunë drejt Ulqinit duke shkurtuar më shumë se një orë e gjysmë distancën mes dy plazheve.
4 maj 2023
projekti Porta e Alpeve.
3 maj 2023
Projektet strategjike për Shkodrën- Business Park North (BPN) Parku i Biznesit i Veriut.
2 maj 2023
Projektet strategjike
Shkodra e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore: Muzeu i ri i Lundrimit, simbol i peisazhit urban e kulturor të një Shkodre të transfomuar.
29 prill 2023
- Rikonstruksion përfundimtar i Teatrit “Migjeni” dhe krijimi i një muzeu brenda tij si tribut për plejadën e jashtëzakonshëm që ka krijuar e sjellë ndër vite ky tempull, i vetmi në të gjithë veriun e Shqipërisë
- Rikonstruksion i muzeut historik-etnografik te shtëpia e Oso Kukës
- Mbështetje për dhjetë shtëpi të vjetra shkodrane, pjesë e rrjetit të shtëpive të hapura
- Konceptimi i muzeut të Kol Idromenos.
Investime kryesore në polin e hyrjes së qytetit do të jenë:
- Rikonstruksioni i Muzeut Historik të Shkodrës në kala
- Muzeu i ri i lundrimit, një tribut i jashtëzakonshëm për historinë e lundrimit në liqen e Bunë dhe pazarit të Shkodrës
- Muzeu i ri i Liqenit “Foleja” në Shirokë si një vlerë e shtuar e atraksionit të liqenit, por dhe e mënyrës së jetesës.
28 prill 2023
Projektet strategjike: Lidhjet rajonale të Shkodrës, rruga e Dukagjinit.
27 prill 2023
NË 4 VITET E ARDHSHME NUK DO TË KETË ASNJË RRUGË TË PAASFALTUAR NË QYTETIN SHKODËR!
26 prill 2023
HYRJA E SHKODRES, PARKU LIGATINOR DHE FUSHAT E SPORTIT
25 prill 2023
HYRJA E SHKODRES, PARKU REKREATIV
24 prill 2023
HYRJA E SHKODRËS, HAPËSIRA PER EVENTE DHE AUDITORI I HAPUR.


22 prill 2023
HYRJA E QYTETIT, KARTOLINA EUROPIANE E SHQIPËRISË
Projekti përfshin krijimin e një parku buzë Bunës e cila do të krijojë parkun më të madh çlodhës dhe argëtues në Shkodër. Parku , përveçse në lulishten e vjetër do të shtrihet edhe në zonën mes dy bypasseve (Lot 1 dhe 2) duke krijuar një Koncept të ri të një parku sportiv e funksionesh të tjera rekreative që bashkëjeton me përmbytjet sezonale kur ngrihet niveli I Liqenit në dimër. Parku do të jetë një mushkëri e qyteti plot me gjelbërim me një sipërfaqe prej rreth 18 hektarë dhe do të krijoje një marrëdhënie të re mes qytetit e liqenit si një bashkëjetesë ekologjike e në respekt të vlerave mjedisore; Një rrjet rrugësh e rrugicash për këmbësorë e biçikleta që lidhin natyrën me rrugë panoramike; një vendtakim të jashtëzakonshëm për evente publike; portin pranë urës së Bunës si një pol turistik për lundrimin e Bunës dhe liqenit dhe një muze si tribut për të shkuarën e Shkodrës
Ky projekt përfshin edhe zgjerimin e rrugës nga Harku I Bërdicës tek Ura e Bahcallëkut përfshirë dhe zgjerimin e urës në katër korsi. Projekti do të japë edhe zgjidhjen e qarkullimit në kryqëzimet dhe në rrjedhshmërinë e trafikut nga Ura e Bahcallëkut tek rreth rrotullimi I bypass-it të ri drejt kryqëzimit në Xhabije. Do të krijojë një qarkullim normal për makinat, transportin publik dhe veçanërisht këmbësorët dhe biçikletat për të arritur në mënyrë komode një nga zonat më të bukura të qytetit tonë.