Premtime elektorale 2023
Rrahmi Spahiu – Premtime
https://www.youtube.com/watch?v=XTIfRb2L8d4
Infrastrukture
Dibra është bërë kete vit për herë të parë me 24 orë ujë të pijshëm
Infrastrukture Rruga e Lurës, Bellovës dhe Rabdishtit po shtrohet me asfalt
Infrastrukture Fasadat e qytetit po rinovohen, me qellim zhvillimin e turizmit (Nuk jep shifra konkrete)
Infrastrukture Po shtrohen trotuaret në të gjithë zonën (Nuk specifikon cilat lagje)
Arsim Rikonstruksione në Shkolla (Cilat nuk i specifikon)
Turizmi Prioriteti do të jetë turizmi Lura, Rabdishtiti, Grama, Kalaja e Dodës, etj (Nuk tregon projektet konkrete)
Infrastrukture Bulevardi i qytetit dhe Lagjia muzeale prioritet për kthimin e tyre në identitet
Mbeshtetje sociale Spahiu: Përkrahje e shtresave në nevojë (Nuk sqaron menyren se si)
Infrastrukture
4 maj 2023
Në Kamen, brenda 1 viti pune, përmirësuam ndjeshëm infrastrukturën rrugore, kushtet në çerdhe e kopshte, dhe sot me qytetarët ndamë lajmin e mirë se ashtu si Dobrova, edhe
#Kameni do të rilindë përmes rikualifikimit urban të pallateve që do të aplikohet edhe në këtë lagje të qytetit. Projekte transformuese për qytetin e fshatrat, na presin në 4 vitet që vijnë!
4 maj 2023
Infrastrukture
Takim me banorët në fshatin

Rreth Kale të njësisë administrative Muhurr për punët e kryera dhe projektet e së ardhmes!

Asfaltimi i rrugës, rikonstruksioni i kanalit vaditës, si dhe ujësjellësi, janë prioritete të zonës për të cilat do të fillojmë shumë shpejt punën në terren.
1 maj 2023
Infrastrukture
Në
#Luzninë Pas rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare, aktualisht po punojmë për shtrirjen e linjës së ujësjellësit në të gjithë fshatrat e njësisë dhe për asfaltimin e segmentit rrugor nga Ura e Katundit të Ri deri të kryqëzimi i rrugës së Hoteshit me Lishanin e Poshtëm!
Shumë më tepër do të bëjmë gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm për Luzninë e për çdo fshat të Dibrës!
29 prill 2023
Në Burim do të asfaltojmë brenda pak javësh rrugën e lagjes Lekaçe, e po ashtu do të adresojmë problematikën e kanalizimeve.
28 prill 2023
Infrastrukture
Kanalizimet do të jenë çështje e adresuar brenda këtij viti në Dovolan!
27 prill 2023
Asfaltimi i rrugës së Brestit të Sipërm, së shpejti do të jetë punë e kryer!
Infrastrukture
27 prill 2023
Në
#Limjan e
#Vrenjt të njësisë administrative Kastriot, E shumëkërkuar nga banorët, më vjen mirë që ndava me ta edhe lajmin se së shpejti do të nisë puna për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës.
Infrastrukture
26 prill 2023
Infrastrukture
Jemi në rrugën e duhur për t'i dhënë zgjidhje një herë e mirë problemit të ujit të pijshëm për të gjithë zonën e Maqellarës, e po kështu ndër prioritetet e ngutshme është padiskutim projekti që do të adresojë vaditjen e 500 ha tokave bujqësore në Maqëllarë!
12 prill 2023
Infrastrukture
Në njësinë administrative
#Melan, përmes një investimi ndonëse modest, por tepër të domosdoshëm në ujësjellësin e kësaj zone, nga sot banorët e fshatrave Ilnicë, Grevë, Trenë, Melan, Pejkë, Pjeçë, do të kenë 24 orë ujë.
1 shkurt 2023
Infrastrukture
Në Lishan të Epër të njësisë administrative Luzni vijojmë punën intensive për rrjetin ujësjellës të këtij fshati dhe fshatrave të tjerë të zonës, si dhe për rehabilitimin e plotë të rrugës.
24 janar 2023
Infrastrukture
Në
#Maqellarë, gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen për sistemimin dhe rehabilitimin e plotë të trotuareve.
7 janar 2023
Infrastrukture
Rehabilitimi i plote i trotuareve ne qytet.
Me punimet e ditës së sotme, përfunduam kështu sistemimin e plotë, në të dy anët, të aksit rrugor nga rrethrrotullimi i shkollës "Demir Gashi" deri tek kryqëzimi i shkollës së mesme profesionale "Nazmi Rushiti".

Puna do të vazhdojë pa ndërprerje edhe në segmentet e tjera, nëse do të kemi kushtet e favorshme klimatike.
30 dhjetor 2022
Infrastrukture

Fasadat e pallateve, rrugët e asfaltuara, rehabilitimi i trotuareve, rikonstruksioni i shkollës(në proçes), i kanë dhënë një pamje krejtësisht të re dhe tjetër gjallëri hyrjes së qytetit! Këtë model të mirë do ta shtrijmë vitin që po vjen edhe në lagjet e tjera të qytetit dhe në fshatra!
24 dhjetor 2022
Arsim
Në progres rikonstruksioni i plotë i shkollës së mesme profesionale "Nazmi Rushiti", bashkë me palestrën dhe ambientet e jashtme sportive, për ta shndërruar brenda pak kohësh në një nga shkollat model të Dibrës!
19 dhjetor 2022
Arsim
Shkolla 9-vjeçare "Irfan Hajrullai",
Dobrovë, së shpejti me kushte e standarte bashkëkohore!
23 nentor 2022
Infrastrukture

Investimi i rëndësishëm infrastrukturor Arras-Lurë, që po implementohet, do të pasohet nga të tjera investime e ndërhyrje, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në sektorë të tjerë me qëllim lehtësimin, përmirësimin e jetesës së banorëve dhe nxitjen e zhvillimit të potencialit që ofron Arrasi.
7 nentor 2022
Shendetesi
Spitali Rajonal Dibër së shpejti me pamje krejtësisht të re!
Me iniciativën e drejtorisë së këtij institucioni dhe me mbështetjen e donatorëve po mundësohet riveshja me sistem kapot e fasadës së spitalit, metodë tepër efiçente për ngrohjen dhe kursimin e energjisë elektrike!
29 tetor 2022
Infrastrukture
Peshkopi - UJI 24 ORË tanimë realitet në çezmat e dibranëve.
20 tetor 2022
Furnizimi me ujë të pijshëm, asfaltimi i rrugës së lagjes #Miravec, sistemimi dhe rikualifikimi urban i qendrës së fshatit, janë çështje që do të adresohen në buxhetin e vitit 2023 të Bashkisë Dibër dhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare.
19 tetor 2022
Infrastrukture
Lagjia e Vjetër në
Peshkopi do të kthehet në identitet me përfundimin e punës së nisur nga Bashkia Dibër për sistemimin dhe rehabilitimin e plotë të rrugës!
13 tetor 2022
Infrastrukture
Në
#Peshkopi nisëm punën për rehabilitimin e plotë dhe riveshjen me asfalt në segmentet rrugore:

Unaza e Vogël (lagjia Stojke).

Rruga e Parkut (lagjia Treg).

Rruga e Spitalit.

Rruga e Gjykatës.

Rruga e Muzeut.

Rruga tek ISH-NBSH.

Brenda pak ditësh, këto akse të amortizuara deri më sot, nuk do të jenë më shqetësim për lëvizjen e automjeteve dhe banorëve!
22 korrik 2022
Infrastrukture
No Comments