Skip to main content

Infrastrukture

DataPremtimiLinkuScreenshot
12/5/2023

Aeroporti, Skipista, Stadiumi dhe Poli i Jugut janë projektet tona të mëdha që do të nxisin turizmin e sportit, natyrës dhe aventurës.

 

 

image.png

11/5/2023
Një Resort Dimëror fantastik së bashku me Skipistën do i shtohen Korçës si një vlerë e jashtëzakonshme për turizmin dhe sportet dimërore. Ndërtimi i tyre në një nga zonat më të bukura malore të Korçës do të jetë një potencial për turizmin rajonal dimëror dhe do të ndikojë në zhvillimin e zonës dhe rritjen e të ardhurave nga ky sektor.

image.png

10/5/2023
Kemi projektuar në mandatin e ardhshëm edhe krijimin e një lagjeje të re të teknologjisë, si një mundësi e shkëlqyer banimi për të rinjtë e angazhuar në fushën e teknologjive të informacionit, si edhe shumë projekte të tjera. 
LAGJJA E RE E TEKNOLOGJISË
Një lagje e re fantastike do t’i shtohet Korçës si një mundësi e shtuar për të rinjtë e angazhuar në fushën e teknologjisë me qëllim uljen e kostos së tyre të jetesës.
Një prej shtyllave më të forta të programit tonë në mandatin e ardhshëm është pikërisht trajnimi dhe punësimi i të rinjve në fushën e teknologjisë.


image.png

10/5/2023
POLI I JUGUT Prezantimi i një prej projekteve më të rëndësishëm në mandatin tonë të ardhshëm, Poli i Jugut Drenovë-Boboshticë-Qatrom. Një projekt madhor që do të sjellë mundësi zhvillimi në bujqësi, turizëm, ekonomi dhe do ta kthejë Korçën në faktor të rëndësishëm për zhvillimin rajonal.

image.png

9/5/2023
AEROPORTI TURISTIK DHE SPORTIV
Aeroporti Turistik dhe Sportiv i Korçës do të jetë një vlerë e jashtëzakonshme për turizmin në Korçë.
Ndërtimi i Aeroportit së shpejti do të jetë një realitet i prekshëm që do t’i japë një shtysë të madhe zhvillimit të turizmit rajonal dhe sporteve të aventurës.

image.png

7/5/2023
?TERMOIZOLIMI I BANESAVE KOLEKTIVE në Korçë është një projekt tashmë i filluar nga bashkia.
Deri tani:
? 259 FAMILJE janë përfituese të këtij projekti
? 12 PALLATE kanë përfunduar në 4 lagje të qytetit të Korçës
? 15 PALLATE të tjera do të fillojnë së shpejti


image.png

3/5/2023
TERMOIZOLIMI I PALLATEVE
Brenda 4 vitesh do të përfundojmë punën e nisur për termoizolimin e të gjitha banesave kolektive në Korçë.

image.png