Infrastrukture
Data | Premtimi | Linku | Screenshot |
12/5/2023 |
Aeroporti, Skipista, Stadiumi dhe Poli i Jugut janë projektet tona të mëdha që do të nxisin turizmin e sportit, natyrës dhe aventurës. |
|
|
11/5/2023 |
Një Resort Dimëror fantastik së bashku me Skipistën do i shtohen Korçës si një vlerë e jashtëzakonshme për turizmin dhe sportet dimërore. Ndërtimi i tyre në një nga zonat më të bukura malore të Korçës do të jetë një potencial për turizmin rajonal dimëror dhe do të ndikojë në zhvillimin e zonës dhe rritjen e të ardhurave nga ky sektor.
|
||
10/5/2023 |
Kemi projektuar në mandatin e ardhshëm edhe krijimin e një lagjeje të re të teknologjisë, si një mundësi e shkëlqyer banimi për të rinjtë e angazhuar në fushën e teknologjive të informacionit, si edhe shumë projekte të tjera.
LAGJJA E RE E TEKNOLOGJISË
Një lagje e re fantastike do t’i shtohet Korçës si një mundësi e shtuar për të rinjtë e angazhuar në fushën e teknologjisë me qëllim uljen e kostos së tyre të jetesës.
Një prej shtyllave më të forta të programit tonë në mandatin e ardhshëm është pikërisht trajnimi dhe punësimi i të rinjve në fushën e teknologjisë.
|
||
10/5/2023 |
POLI I JUGUT Prezantimi i një prej projekteve më të rëndësishëm në mandatin tonë të ardhshëm, Poli i Jugut Drenovë-Boboshticë-Qatrom. Një projekt madhor që do të sjellë mundësi zhvillimi në bujqësi, turizëm, ekonomi dhe do ta kthejë Korçën në faktor të rëndësishëm për zhvillimin rajonal.
|
||
9/5/2023 |
AEROPORTI TURISTIK DHE SPORTIV
Aeroporti Turistik dhe Sportiv i Korçës do të jetë një vlerë e jashtëzakonshme për turizmin në Korçë.
Ndërtimi i Aeroportit së shpejti do të jetë një realitet i prekshëm që do t’i japë një shtysë të madhe zhvillimit të turizmit rajonal dhe sporteve të aventurës.
|
||
7/5/2023 |
![]() Deri tani:
![]() ![]() ![]() |
||
3/5/2023 |
TERMOIZOLIMI I PALLATEVE
Brenda 4 vitesh do të përfundojmë punën e nisur për termoizolimin e të gjitha banesave kolektive në Korçë.
|
No Comments