Premtime elektorale
Infrastrukture
Aeroporti, Skipista, Stadiumi dhe Poli i Jugut janë projektet tona të mëdha që do të nxisin turizmin e sportit, natyrës dhe aventurës.
11 maj 2023
Zhvillimi rural
VOSKOP Të gjitha fshatrat e Bashkisë Korçë do të jenë në vëmendjen tonë për realizimin e investimeve dhe projekteve madhore.
Gjatë një takimi me banorë të fshatit Voskop me të cilët diskutuam për mundësitë që do të krijojmë në mandatin e ardhshëm, ku 90% e fondeve të bashkisë do të rezervohen për projekte dhe investime në zonat rurale.
11 maj 2023
Infrastrukture
Një Resort Dimëror fantastik së bashku me Skipistën do i shtohen Korçës si një vlerë e jashtëzakonshme për turizmin dhe sportet dimërore. Ndërtimi i tyre në një nga zonat më të bukura malore të Korçës do të jetë një potencial për turizmin rajonal dimëror dhe do të ndikojë në zhvillimin e zonës dhe rritjen e të ardhurave nga ky sektor.
10 maj 2023
Infrastrukture dhe teknologji
Kemi projektuar në mandatin e ardhshëm edhe krijimin e një lagjeje të re të teknologjisë, si një mundësi e shkëlqyer banimi për të rinjtë e angazhuar në fushën e teknologjive të informacionit, si edhe shumë projekte të tjera.
LAGJJA E RE E TEKNOLOGJISË
Një lagje e re fantastike do t’i shtohet Korçës si një mundësi e shtuar për të rinjtë e angazhuar në fushën e teknologjisë me qëllim uljen e kostos së tyre të jetesës.
Një prej shtyllave më të forta të programit tonë në mandatin e ardhshëm është pikërisht trajnimi dhe punësimi i të rinjve në fushën e teknologjisë.
10 maj 2023
Infrastrukture
POLI I JUGUT Prezantimi i një prej projekteve më të rëndësishëm në mandatin tonë të ardhshëm, Poli i Jugut Drenovë-Boboshticë-Qatrom. Një projekt madhor që do të sjellë mundësi zhvillimi në bujqësi, turizëm, ekonomi dhe do ta kthejë Korçën në faktor të rëndësishëm për zhvillimin rajonal.
9 maj 2023
Sport
Infrastrukture
AEROPORTI TURISTIK DHE SPORTIV
Aeroporti Turistik dhe Sportiv i Korçës do të jetë një vlerë e jashtëzakonshme për turizmin në Korçë.
Ndërtimi i Aeroportit së shpejti do të jetë një realitet i prekshëm që do t’i japë një shtysë të madhe zhvillimit të turizmit rajonal dhe sporteve të aventurës.
7 maj 2023
Infrastrukture

Deri tani:



4 maj 2023
Zhvillimi rural
Gjatë një takimi me banorë të fshatit Vinçan diskutuam për mundësitë që do të krijojmë në mandatin e ardhshëm ku 90% e fondeve të bashkisë do të rezervohen për projekte dhe investime në zonat rurale.
3 maj 2023
TERMOIZOLIMI I PALLATEVE
Infrastrukture
27 prill 2023
Zhvillimi rural
Në Melçan do të zgjidhet përfundimisht problemi i kanalizimeve të ujërave të ndotura.
No Comments